Blenë valixhen në ankand, familja nga Zelanda shokohet nga ajo që gjen brenda saj

Blenë valixhen në ankand, familja nga Zelanda shokohet nga ajo që

Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti gjymtyrë njerëzish në valixhen që blenë nga një ankand në një depo n ë Zelandën e Re.

Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre.

Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë gjymtyrët e njerëzve. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje.

Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e gjymtyrëve të gjetura, shkruan BBC.

Disa fqinjë të familjes raportuan gjithashtu një "erë të keqe" që dilte nga banesa e familjes që kishte blerë mallrat, ku u gjetën gjymtyrët

Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është "konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit".

 

EMISIONET