Shkencëtari kinez pretendon se India nuk ka zbritur në Polin e Jugut të hënës
Muajin e kaluar lajmi botëror ishte ulja e sondës indiane Chandrayaan-3 në polin jugor të hënës, ose ndryshe në anën e errët të saj, sipas studiuesve.
Teksa India bëhet vendi i katërt që kryen një ulje në hënë, ajo u bë e para që u ul në anën jugore të planetit.
Kryeministri indian Narendra Modi e quante arritjen ‘një moment i paharruar’.
Por shkencëtari i njohur kinez Ouyang Ziyuan – i cili ka drejtuar misionin e parë hënor të Kinës, ka kritikuar paradën e Indisë duke thënë se ata “as që i ishin afruar polit jugor”.
Duke folur për rrjetin kinez Science Times, Ziyuan tha se sonda e Indisë që “zbriti në hënë qëndronte në koordinatat 69 gradë lartësi jugore, që sipas tij është shumë larg Polit të Jugut.
Ai shtonte Poli Jugor i hënës qëndron në vendndodhje 88.5 deri në 90 gradë.
Me këtë argumentim ai refuzonte pretendimet indiane duke thënë se sonda e tyre Chandrayaan-3 ishte shumë larg rajonit polar.
“Është e gabuar,” tha ai. “Ulja e Chandrayaan-3 nuk ishte në rajonin e Polit të Jugut, nuk i afrohej fare Polit të Jugut”.
Ziyuan tha më tej se “programi hapësinor i Kinës është shumë më i avancuar se i Indisë”.
Megjithse është e hapur për debat nëse India është ulur vërtet në Polin Jugut, vendi ka bërë tashmë histori si i pari që e bën këtë.
Arsyet e vështirësisë së uljes atje janë ndriçimi i ulët dhe prezenca e akullit, shkruan rrjeti Space.com.