Mrekullitë ekzistojnë! Fëmija 3 vjeç me sindromën Down bie nga kati i 5-të i pallatit dhe arrin të mbijetojë

Mrekullitë ekzistojnë! Fëmija 3 vjeç me sindromën

Një vogëlush nga New York shpëtoi vetëm me një kockë të thyer, pasi ra nga dritarja e katit të pestë të banesës së tij, tha policia.

Djali 3-vjeçar ishte në shtëpi në Bronx në një dhomë gjumi me nënën e tij kur ajo u largua për pak kohë tha për PEOPLE një zëdhënës i Departamentit të Policisë së New York-ut .

Nëna mësoi se djali i saj kishte rënë nga dritarja e dhomës së gjumit, kur një fqinj i trokiti në derë për ta lajmëruar, thuhej në deklaratë.

Ai u dërgua "i vetëdijshëm dhe vigjilent" në një spital lokal, ku ai u trajtua vetëm me një kockë të thyer.

Anëtarët e familjes e identifikuan djalin si Jose Garcia dhe thanë se ai u godit me tendën e një dyqani përpara se të përfundonte përtokë dhe kjo e shpëtoi.

"Zemra ime është thyer sepse ne jemi gjithmonë të vetëdijshëm se ku është ai," tha tezja Rosmary Santelises për WABC .

"Dhe gjithçka ndodhi në një minutë, ndodhi kaq shpejt. Ai është engjëlli i shtëpisë."

Familja e tij i tha WNBC se Jose, i cili ka sindromën Dawn, ishte në shtëpi me nënën, motrën dhe tezen e tij kur ai hapi dritaren  dhe ra.

Një video e regjistruar nga shitësi tregon Jose duke qarë në trotuar pas rënies së tij, ndërsa kalimtari ndalet dhe i vjen në ndihmë.

Në një moment, tezja e tij shihet në video e shqetësuar me duart e saj që i mbulojnë fytyrën.

"Ai thjesht po na shikonte me habi," i tha ajo WNBC. "Ai dukej i frikësuar, sikur po pyeste se çfarë kishte ndodhur."

Motra e Jose, Mia, tha se ishte mposhtur nga emocionet kur zbriti poshtë për të parë vëllain e saj.

Zëdhënësi i NYPD tha se incidenti po trajtohet si një aksident dhe "nuk ka asnjë kriminalitet të dyshuar."

 

EMISIONET