Prezantojnë kandidatin në Gramsh/ Meta: Qeveria la në harresë qytetin! Berisha fton Ramën në debat: Do t`ja numëroj të gjitha

Sali Berisha dhe Ilir Meta thanë se qeveria ka lënë Gramshin në harresë pa ivestime. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë", Hasim Çekrezi, ata thanë se nxënësit në shkolla janë përgjysmuar nga largimi masiv i qytetarëve nga zona ndërsa rrugët e fshatrave janë lënë si në mesjetë.

Drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta prezantuan kandidatin për kryetar bashkie në Gramsh, Hasim Çekrezi.

Kreu i PL, Ilir Meta foli për politikat e gabuara të qeverisë dhe tha se fenomeni i largimit masiv të qytetarëve ka prekur edhe Gramshin.

"14 maji është moment për të ndëshkuar ata që çuan në 400 numrin e nxënësve në gjimnazin e Gramshit nga 1100".

Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se Hasim Çekrezi do të jetë në shërbim të qytetarëve pas 14 majit, ndërsa akuzoi qeverinë për lënien e zonës në harresë.

"Do ti japë përgjigjen më të mirë halleve dhe problemeve të qytetarëve. Shkoni shikoni rrugë e fshatrave si janë lënë, si në mesjetë me baltë. Në 8 vite s'kanë mirëmbajtur ato që u asfaltuan më parë".

Para qytetarëve, Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në debat televiziv.

"E ftoj në debat që t'ja numëroj të gjitha".

Kandidati i opozitës akuzoi socialistët se kanë marrë vota duke mashtruar e kërcënuar qytetarët e Gramshit.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET