Berisha: Thjeshtra dhe baxhaku i Edi Ramës janë kampionë në fitimin e tenderave

Nga Gramshi, Sali Berisha tha se 1/3 e këtij vendi janë larguar në 8 vite nga Gramshi dhe se qeveritarët nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedhin.

Ai theksoi se Baxhaku i Edi Ramës është kampion në fitimin e tenderave dhe se thjeshtra e tij është kampione në fitimin e tenderave e me radhë.

Berisha: Çfarë ndodh me ne, largim sa në asnjë pushtim. Largim nga Shqipëria sa në asnjë katastrofë. Thashë edhe njëherë, nuk ka rreth më të bekuar, vend më të bekuar se ai që ka më shumë ujëra dhe megjithatë 1/3 e këtij vendi janë larguar në 8 vite nga Gramshi. E po kështu nga Shqipëria. Pse, sepse këta qeveritarë nga mëngjesi gjer në darkë, vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Është jetike për të gjithë ne së bashku, të ulemi me çdo qytetar të Gramshit dhe Shqipërisë dhe ti bëjmë të qartë se qeveria çdo qindarkë që disponon e ka të qytetarëve, e merr nga qytetarët, është paraja e qytetarëve. Çfarë bëjnë këta me paratë tona. I ndajnë njëri me tjetrin, i ndajnë me klientelën.

Të marrim pak një moment, po të hidhni një sy ju tenderave, tenderat i fitojnë vetëm familjarët, të afërmit e qeveritarëve dhe zyrtarëve. Por kush e jep shembullin? Vetë Edi Rama. Baxhaku i Edi Ramës është kampion në fitimin e tenderave. Thjeshtra kampione në fitimin e tenderave e me radhë. Shkojmë tek Erion Veliaj, vëllai i tij fiton tenderin për ti bërë dasmën në kalanë e Gjirokastrës. A mund të ndodhin këto? Por kjo është e vërteta. Pa le pastaj kur ecin pa tendera fare. Por nuk vjedhin vetëm me tendera. Këta vjedhin me çmime. Vendosën borde, bordet rritën çmimet. Kanë fituar vetëm nga rritja e çmimeve 520 milionë euro.

EMISIONET