Presidenti turk Erdogan thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet në Gaza!
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i ka bërë thirrje Izraelit përmes një postimi në X të ndalojë sulmet në Gaza ndaj civilëve. Sipas tij këto sulme po sjellin vetëm jetë të humbura, dhimbje dhe lot.
Erdogan akuzon shtetin izraelit se po vret njerëz të pafajshëm duke përfshirë fëmijë dhe gra. Gjithashtu ai akuzon për shkatërrime të kishave, xhamive, spitaleve dhe shkollave.
Ky rajon duhet të mbrohet është shprehur Erdogan, nga çmenduria e këtyre sulmeve e mbështetur nga Perëndimi.
Erdogan fton gjithashtu të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmojnë për një armëpushim në Gaza.
Erdogan përfundon se Turqia do të bëjë gjithnjë pjesën e saj në parandalimin e gjakderdhjeve të mëtejshme të njerëzve të pafajshëm.
Gazze’ye yönelik saldırıların genişlemesi daha fazla acı, ölüm ve gözyaşından başka hiçbir şey getirmeyecektir.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) October 20, 2023
Çocukları, kadınları, sivilleri katlederek; hastaneleri, okulları, camileri, kiliseleri bombalayarak güvenliğin sağlanamayacağı açıktır. Zulümle âbâd olunmaz.…