Presidencialet në SHBA/ Eksperti Kedhi: Zgjedhjet shumë të polarizuar. Biden ofendoi gjysmën e amerikanëve
Miliona amerikanë votojnë në 5 nëntor jo vetëm për Presidentin e SHBA, por edhe për Dhomën, ndërsa vëzhguesit politikë të të gjitha sferave po shikojnë me ankth se cila parti do të ketë shumicën në Kongresin e ardhshëm.
Për të kuptuar më shumë se ç’po ndodh në këto orë të fundit, eksperti Nikola Kedhi në një lidhje me skype nga SHBA-të theksoi për “Ora News” se kjo ka qenë një fushatë shumë e polarizuar.
“Shoqëria amerikane është një shoqëri mjaft e polarizuar, ndoshta prej më shumë se një dekade. Barak Obama ishte ndoshta presidenti që e thelloi këtë polarizim, dhe dy pasuesit e tij vijuan në këtë drejtim.
Ka ndodhur një ndryshim në politikën amerikane. Nëse tek republikanët në partinë e moderuar të Rokfelerit për shembull, në Partinë Demokratike amerikane gjeje demokratë konservatorë dhe më liberalë.
Tashmë ndryshimi është s ekonservatorët janë mbledhur mësë shumti tek Partia Republikane, ndërsa progresistët janë mbledhur tek Partia Demokratike. Dhe tashmë dy partitë janë polarizuar së tepërmi dhe shihni shpeshherë si armike.
Këtu lidhet dhe demonizimi i Presidentit Trump, duke i vendosur gjithëfarë epitetesh si “Hitler”, “fashistë”, duke i etiketuar edhe mbështetësit e tij, ku kemi parë presidentin Biden, i cili gjysmën e popullsisë që përkrah Trump-in e quajti “plehra””, u shpreh ndër të tjera, eksperti Nikola Kedhi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN NIKOLA KEDHI