Përplasje fatale pranë Vogelwaarde, tre fëmijë nuk i mbijetojnë aksidentit!

Një aksident tragjik ka tronditur Holandën, ku një automjet ka përplasur një grup çiklistësh të mitur në një rrugë pranë Vogelwaarde, në provincën e Zeeland.
Sipas raportimeve paraprake, automjeti goditi një grup prej rreth 14 fëmijësh që po lëviznin me biçikleta. Si pasojë e përplasjes së rëndë, tre fëmijë humbën jetën në vendngjarje.
Autoritetet holandeze kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për t'u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, ndërsa pritet që policia të publikojë detaje të tjera mbi shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë.
Autoritetet lokale kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave, teksa komuniteti në Zeeland po përballet me pasojat e kësaj tragjedie të rëndë.

