Banka Qendrore Evropiane "shtrëngon" politikën monetare, normat e interesit rriten me 2.25%!

Banka Qendrore Evropiane "shtrëngon" politikën monetare,

European Central Bank ka rritur normat e interesit për herë të parë që nga viti 2023, në një përpjekje për të frenuar inflacionin në rritje që po ndikon ekonominë e Eurozonës.

Norma bazë e interesit është rritur nga 2 për qind në 2.25 për qind, ndërsa tregjet financiare presin që banka të ndërmarrë edhe dy rritje të tjera deri në pranverën e ardhshme.

Vendimi vjen në një kohë kur inflacioni në Eurozonë arriti në 3.2 për qind gjatë muajit maj, duke nxitur shqetësime për ndikimin e tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme mbi çmimet e energjisë, transportit dhe mallrave të konsumit.

Ekonomistët paralajmërojnë se pasiguritë e krijuara nga lufta në Iran mund të shtyjnë prodhuesit dhe tregtarët të rrisin më tej çmimet gjatë muajve të verës dhe vjeshtës, në përpjekje për të përballuar kostot më të larta.

Rritja e normave të interesit konsiderohet si një nga instrumentet kryesore të ECB-së për të luftuar inflacionin, duke synuar ngadalësimin e kërkesës dhe stabilizimin e çmimeve.

Analistët e shohin këtë veprim si një reagim më të shpejtë krahasuar me periudhën pas nisjes së luftës në Ukrainë, kur banka ishte kritikuar për vonesat në ndërhyrje ndaj presioneve inflacioniste.

EMISIONET