Pakistani mirëpret përparimin SHBA–Iran, sinjale për marrëveshje të përkohshme!

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit ka deklaruar të premten se mirëpret progresin e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duke sinjalizuar se një marrëveshje e përkohshme mes dy palëve po merr formë.
Sipas njoftimit zyrtar, Ministri i Jashtëm pakistanez Muhammad Ishaq Dar zhvilloi një telefonatë me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, ku u diskutuan zhvillimet e fundit në procesin e dialogut SHBA–Iran.
Në deklaratë theksohet se të dy palët kanë vlerësuar “angazhimin e qëndrueshëm diplomatik” dhe kanë shprehur shpresën se përpjekjet aktuale do të çojnë drejt një mirëkuptimi të qëndrueshëm dhe një zgjidhjeje paqësore.
“DEKLARATA E ISLAMABADIT” NË QENDËR TË DISKUTIMEVE
Raportime ndërkombëtare flasin për një memorandum mirëkuptimi mes Uashingtonit dhe Teheranit, i cili është quajtur jozyrtarisht “Deklarata e Islamabadit”, në shenjë të rolit ndërmjetësues të Pakistanit në proces.
Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se udhëheqësi suprem i Iranit ka dhënë dakordësi për marrëveshjen, megjithatë Teherani ka mohuar se është marrë ndonjë vendim përfundimtar.
IRANI MBAN QËNDRIM HAPUR
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane ka theksuar se negociatat janë ende në zhvillim dhe se nuk ka një marrëveshje të finalizuar.
Procesi diplomatik mbetet i hapur, ndërsa palët vazhdojnë diskutimet për të arritur një kompromis të mundshëm mes tyre.

