Nxori “sekretet” e SHBA, publikimi i dokumenteve nisi në dhjetor 2022, i riu i mori në shtëpi

Gjykata e Bostonit caktoi të mërkurën për seancën ndaj anëtarit të Gardës Kombëtare që akuzohet se ka publikuar dosjet sekrete të SHBA për luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë. 21-vjeçari Jack Teixeira sipas FBI-së i kishte kopjuar në shtëpi dokumentet sekrete, të cilat i kishte shpërndarë në një rrjet social komunikimi ku janë shumëfishuar nga disa persona.

Nxori “sekretet” e SHBA, publikimi i dokumenteve nisi në

I riu Jack Teixeira që u arrestua nga FBI me akuzën se ka nxjerrë dokumentet e klasifikuara të Pentagonit për luftën në Ukrainë ka dalë para gjykatës së Bostonit, e cila caktoi seancën dëgjimore ndaj tij për ditën e mërkurë.

21-vjeçari që ka shërbyer si Anëtar i Gardës Kombëtare të Masaçusetsit, dyshohet se ka krijuar një forum diskutimi online të quajtur Thug Shaker Central, ku ka ekspozuar dokumentet sekrete të cilat i merrte për shkak të certifikatës së nivelit të lartë që i siguronte akses në to.

Shkresat janë shpërndarë në platformën sociale të bisedave Discord disa muaj më parë.

I dyshuari sipas hetuesve ishte i shqetësuar se do të zbulohej dhe do arrestohej nëse i transkriptonte dokumentet në punë, kështu që filloi t'i merrte ato në shtëpi, sipas dëshmisë së marrë nga FBI prej një anëtari të grupit ku janë shpërndarë bisedat në internet.

Dosjet përfshinin foto të dokumenteve të shtrira mbi revista dhe të rrethuara nga objekte të tjera të rastësishme, të tilla si çanta me zinxhir dhe ngjitës Gorilla, ka raportuar CNN.

Shkresat dukeshin sikur ishin palosur me nxitim dhe ishin futur në xhep përpara se të hiqeshin nga një vend i sigurt, ka thënë një tjetër burim i mediave amerikane.

Jack Teixeira dyshohet se filloi të postonte dokumente të klasifikuara në internet rreth dhjetorit 2022, sipas një deklarate të dorëzuar nga hetuesit.

21-vjeçari ka mbajtur një leje Top-Sekrete përmes rolit të tij si IT në Gardën Kombëtare Ajrore që nga viti 2021.

Dy javë para arrestimit, ai kishte kryer një kërkim në sistemet e sigurisë të administratës amerikane me fjalën “rrjedhje” mesa duket për të kuptuar se ku dyshonin autoritetet që po hetonin publikimin e dokumenteve.

Pikërisht ky kërkim dhe të dhënat e regjistrimit të 21 vjeçarit në rrjetin ku u publikuan bisedat, janë bërë shkak për identifikimin e tij si autor i nxjerrjes së dokumenteve.

I riu u arrestua pa bërë rezistencë pranë banesës së tij nga forcat speciale. Kamerat e fiksuan me duart e prangosura ndërsa mbante veshur pantallona të shkurtra dhe një bluzë.

Dokumentet sekrete të publikuara përfshinin informacione për luftën në Ukrainë, por dhe vlerësime për aleatë dhe rivalë të SHBA në Botë.

Mediat kanë raportuar për materiale që tregojnë përgjime të supozuara të disa vendeve, përfshirë rrethanat kur Presidenti rus Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore.

Teixeira mund të dënohet me 15 vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzat e mbajtjes dhe transmetimit të paautorizuar të dokumenteve apo materialeve të klasifikuara.

dokumente te klasifikuara

EMISIONET