Nusja vazhdon ceremoninë e vetme, pasi i fejuari e la
Një nuse, e cila vazhdoi ceremoninë e saj të dasmës pasi u dëshpërua nga i fejuari i saj, tha se është e lumtur dhe nuk është penduar – sepse kjo do të thoshte që mamaja e saj ishte në gjendje ta shihte 'ditën e saj të madhe' para se të vdiste.
Kayley Stead , 27 vjeç, zbuloi se nuk do të martohej me partnerin e saj prej gati katër vitesh në mëngjesin e ditës së saj të madhe.
Megjithë dhimbjen, Kayley vendosi të vazhdojë me ceremoninë, e rrethuar nga të dashurit e saj, përfshirë nënën Dee, 65 vjeç.
Ajo bëri hyrjen e saj në dasmë, kërceu e madje pozoi për foto profesionale pa dhëndrin e saj.
Nëna e saj Dee vdiq vetëm katër muaj pas dasmës, dhe për shkak se Kayley sfidoi konventën duke vazhduar ditën e saj të madhe, pavarësisht se ishte e mërzitur, ata ishin në gjendje ta ndajnë momentin së bashku.