"Nuk kam qenë kurrë i interesuar për ndryshimin e regjimit në Iran"/ Trump: Zhvillimet po shkojnë në atë drejtim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për situatën në Iran gjatë samitit të G7, duke thënë se nuk ka qenë asnjëherë në favor të një ndryshimi regjimi në vend, por se sipas tij zhvillimet aktuale po shkojnë në atë drejtim.
Ai u shpreh për gazetarët pas një takimi me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, se nuk e ka pasur prioritet ndryshimin e regjimit në Iran, por situata në terren po krijon një realitet tjetër.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të larta mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.
Trump përmendi edhe përplasjet dhe operacionet e fundit, duke thënë se disa figura të larta të udhëheqjes iraniane janë eliminuar dhe se struktura e pushtetit në vend ka pësuar ndryshime.
Sipas tij, personat me të cilët po zhvillohen aktualisht bisedimet janë më të moderuar dhe më të hapur për të ndihmuar vendin e tyre.
Ai shtoi gjithashtu se ndryshimet e regjimeve të imponuara nga jashtë nuk kanë sjellë rezultate të qëndrueshme në të kaluarën.


