“Nuk është lufta jonë”/ Evropa distancohet nga përplasja në Ngushticën e Hormuzit, ja cilat shtete janë kundër planit të SHBA-së

Vendet evropiane po tregohen të rezervuara për t’u përfshirë në mbrojtjen e transportit detar në Ngushtica e Hormuzit, edhe pse fillimisht kishin shprehur gatishmëri për të kontribuar.
Pesë shtete evropiane, mes tyre Mbretëria e Bashkuar, së bashku me Japoninë dhe Kanadanë, pranuan në parim të ndihmojnë për kalim të sigurt të anijeve në këtë korridor të rëndësishëm detar.
Megjithatë, qëndrimet e fundit tregojnë se ky angazhim lidhet me kushte të qarta dhe nuk është i menjëhershëm.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka bërë të ditur se Italia do të përfshihej vetëm pas përfundimit të konfliktit dhe në formën e një kontributi të kufizuar.
Edhe nga Holanda ka ardhur një qëndrim i ngjashëm, ku kryeministri Rob Jetten e ka konsideruar situatën si një konflikt që nuk i përket drejtpërdrejt vendit të tij.
Në të njëjtën linjë është edhe Gjermania.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius ka sqaruar se çdo përfshirje do të ndodhte vetëm pas një armëpushimi dhe me mandat ndërkombëtar.
Ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron ka lënë të hapur mundësinë për shoqërimin e anijeve, por vetëm pasi të përfundojnë sulmet ajrore.
Nga ana tjetër, ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte kërkuar më herët mbështetjen e NATO-s për hapjen e kësaj rruge detare, por më pas u shpreh se NATO nuk është e domosdoshme për këtë operacion.
Deri tani, vetëm disa vende si Danimarka, Estonia dhe Lituania kanë treguar gatishmëri për të diskutuar një përfshirje më të drejtpërdrejtë, ndërsa pjesa tjetër e Evropës po mban një qëndrim më të kujdesshëm.


