Ngushtica e Hormuzit mbetet e rrezikshme, SHBA ndihmon kalimin e mbi 100 anijeve në mes të tensioneve me Iranin

Ngushtica e Hormuzit mbetet e rrezikshme, SHBA ndihmon kalimin e mbi 100 anijeve

Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në koordinimin e kalimit të më shumë se 100 anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, raportojnë mediat ndërkombëtare duke cituar burime zyrtare.

Sipas raportimeve, ky hap është marrë për shkak të rritjes së rrezikut në këtë zonë, në një kohë kur bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit për një marrëveshje mbeten të bllokuara.

Më herët ishte raportuar se edhe rreth 70 anije janë shoqëruar gjatë kalimit në këtë ngushticë nga forcat amerikane, ndërsa disa prej tyre kanë fikur pajisjet e gjurmimit për arsye sigurie.

Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet një pikë e ndjeshme strategjike për tregtinë globale të naftës, ku çdo përshkallëzim i situatës ndikon drejtpërdrejt në sigurinë detare dhe ekonominë botërore.

Në raportimet e mëparshme për konfliktin, është përmendur se gjatë përplasjeve të fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit janë goditur disa objektiva ushtarake në rajon, ndërsa Teherani ka paralajmëruar masa ndaj anijeve të lidhura me vendet që i konsideron të përfshira në konflikt.

EMISIONET