Gjiri Persik në zjarr, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme/ Radarë të goditur dhe raketa mbi Kuvajt e Bahrein

Gjiri Persik në zjarr, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme/

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish në Gjirin Persik, pas një serie incidentesh ushtarake që kanë shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të ri të konfliktit në rajon.

Sipas autoriteteve amerikane, forcat e SHBA-së rrëzuan katër dronë iranianë pranë Ngushticës së Hormuzit, pasi u konsideruan si një kërcënim për sigurinë e lundrimit në këtë zonë strategjike.

Më pas, ushtria amerikane kreu sulme ndaj disa sistemeve të radarëve në territorin iranian.

Nga ana tjetër, Irani iu përgjigj me lëshimin e raketave balistike drejt Kuvajtit dhe Bahreinit. Sipas vlerësimeve fillestare të ushtrisë amerikane, gjashtë nga shtatë raketat e lëshuara u interceptuan nga sistemet mbrojtëse, ndërsa raketa e shtatë nuk arriti objektivin.

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se deri tani nuk raportohen viktima apo dëme në infrastrukturën amerikane në Bahrein. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se situata në rajon mbetet e brishtë, pavarësisht armëpushimit që vazhdon të jetë zyrtarisht në fuqi.

EMISIONET