Nga 18 qershori 50 të vrarë/ Policia në Kenia ndalon protestat: Garantojmë sigurinë publike
Të paktën 50 persona janë vrarë gajtë protestave në Kenia prej 18 qershorit. Për këtë arsyet autoritetet atje kanë njoftuar se do të ndalojnë zhvillimin e tumibeve, me argumentin se mes turmave përfshihen edhe eksponentë terroristë.

Vdekja e të paktën 50 personave gjatë protestave të dhunshme në Kenia, ku kanë mbetur të plagosur të paktën 413 të tjerë, është argumenti I policsë për të ndaluar zhvillimin etubimeve.
Policia keniane ka ndaluar me forcë protestat në qendër të kryeqytetit, Nairobi, dhe zonat përreth.
Të mërkurën vonë, policia tha se asnjë demonstratë nuk do të lejohet në Distriktin Qendror të Biznesit të Nairobit dhe rrethinat e tij deri në një njoftim të mëtejshëm për të garantuar sigurinë publike, pas njoftimit se protestat do të vijojnë.
Ndalimi ka ngjallur zemërim në internet me disa që argumentojnë se policia nuk ka kompetenca të tilla, pasi ligji kenian u jep qytetarëve të drejtën për të mbajtur demonstrata të tilla.
Protestat filluan kundër rritjes së taksave, por pasi ato u tërhoqën të tjera kërkesa kanë ardhur nga të rinjtë, duke përfshirë dorëheqjen e Presidentit william Ruto.
Që nga fillimi i tyre, Ruto i është dorëzuar disa prej kërkesave të protestuesve duke përfshirë heqjen e projektligjit të diskutueshëm të financave dhe shkarkimin e të gjithë kabinetit të tij.
Edhe kreu i policisë dha dorëheqjen.
Por njerëzit kanë kërkuar më shumë veprime kundër qeverisjes.
Ushtruesi i detyrës së kreut të policisë Douglas Kanja tha në një deklaratë se vendimi u mor pasi mori informacione të besueshme se grupet e organizuara kriminale po planifikojnë të përfitojnë nga protestat në vazhdim.
"Kriminelët kanë vazhduar të depërtojnë në grupet protestuese, duke shkaktuar një prirje shqetësuese të sjelljes së çrregullt me veprime shkatërruese," tha ai.
Qendra e qytetit të Nairobit ka qenë zona më e nxehtë ku janë përqëndruar të rinjtë.
Tashmë në kryeqytet ka një prezencë më të shtuar të forcave policore.

