"Nëse duhet t’i fusim duart në baltë, do ta bëjmë"/ Mbappé 'shpërthen' pas fitores së Francës ndaj Paraguajit

"Nëse duhet t’i fusim duart në baltë, do ta

Kylian Mbappé komentoi fitoren e Francës në një ndeshje të shoqëruar me shumë duele fizike dhe tension në fushë. Sulmuesi francez foli për mënyrën se si ekipi iu përgjigj lojës së kundërshtarit, duke lënë të kuptohet se ishte i përgatitur për çdo situatë.

Pas përfundimit të takimit, Mbappé tha se Franca nuk kishte zbritur në fushë vetëm për të luajtur futboll të bukur, por edhe për t'iu përshtatur ritmit të ndeshjes kur ishte e nevojshme.

“Nëse duhet t’i fusim duart në baltë, do t’i fusim. Ata menduan se do të zbrisnim në fushë të veshur me smoking, për të luajtur futboll elegant. Por jo. Ne dimë të luajmë edhe futboll të ashpër kur është e nevojshme”, u shpreh ai.

Ndeshja u vendos nga pika e penalltisë, me golin e Mbappé që siguroi fitoren dhe kualifikimin e Francës në fazën tjetër. Sipas të dhënave të paraqitura, sulmuesi arriti në kuotën e 19 golave në Kampionatin Botëror, duke iu afruar rekordit historik.

EMISIONET