KUJDES NGA EKSPOZIMI NË DIELL! Zhegu tregon efektet që shfaqen me kalimin e kohës
Dielli i verës i jep lëkurës një ngjyrë të bukur, por mund të lërë edhe pasoja që shfaqen me kalimin e kohës.
Njollat, plakja e parakohshme dhe dëmtimet e lëkurës janë ndër efektet më të zakonshme të ekspozimit pa mbrojtje.
Dermo-estetistja Denisa Zhegu, në një intervistë për Ora News, këshillon hidratimin e vazhdueshëm të fytyrës.
Zhegu thekson se hidratimi nuk duhet neglizhuar në asnjë stinë, ndërsa gjatë verës duhet të jetë edhe më i madh.
Sipas saj, nëse kujdesemi sot për lëkurën, kjo do të reflektohet nesër me një lëkurë më të shëndetshme.

