REPLIKA ME GAZETARIN/ Rama 'rrëzon' pretendimet për Porto Palermon: Ka pasur kërkesa për ndërtime, por nuk janë pranuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me debatet për Porto Palermon, duke theksuar se qeveria ka refuzuar kërkesat për ndërtime në këtë zonë.
Në postimin e tij, Rama shprehet se ka pasur interes dhe kërkesa për zhvillime ndërtimore, por ato nuk janë miratuar, duke e paraqitur këtë si një shembull të mënyrës se si, sipas tij, deformohet realiteti në rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES dhe me një shembull të thjeshtë që tregon se si përmbyset realiteti nga një agjitator i Algoritmit, e si shpërndahet helmi në venat e shoqërisë nga pusetat sociale për të krijuar çorodi, ushqyer mërzi, nxitur urrejtje, ju uroj të diel të qetë. Ka pasur kërkesa për ndërtime në Porto Palermo, por nuk kemi pranuar”, shkruan Rama.

