PROTESTUESIT DALIN PARA GJYQIT/ Gjykata e Tiranës jep sot masat e sigurisë për qytetarët e prangosur

Pas protestës së madhe të së shtunës, organizatorë, aktivistë dhe qytetarë pritet të mblidhen sot para Gjykatës së Tiranës, rreth orës 09:00.

Tubimi do të zhvillohet pranë godinës së gjykatës, në afërsi të SPAK-ut, në momentin kur priten masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar më 2 korrik.

Kjo situatë vjen pas përplasjeve të forta të regjistruara gjatë seancës plenare të së enjtes, ku protestuesit hodhën objekte drejt policisë, ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas tensioneve që u shtrinë në disa zona të kryeqytetit, policia shoqëroi dhe arrestoi disa persona, ndërsa pati edhe të lënduar nga të dyja palët.

Organizatorët i konsiderojnë arrestimet të paligjshme dhe me prapavijë politike.

Marshimi i sotëm shihet si vijim i protestës së nisur një natë më parë, kur qytetarët u mblodhën fillimisht në qendër të Tiranës dhe më pas marshuan drejt Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Mine Peza”, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve.

 

EMISIONET