Francë-Marok hapin çerekfinalet e Botërorit 2026, rikthim i duelit të zjarrtë të 2022

Francë-Marok hapin çerekfinalet e Botërorit 2026, rikthim i

Është përcaktuar çifti i parë i çerekfinaleve të Botërorit 2026, ku Franca do të përballet me Marokun. Ndeshja është programuar të luhet të enjten, më 9, në orën 22:00.

Maroku siguroi kualifikimin pas një fitoreje 3-0 ndaj Kanadasë, ndërsa Franca kaloi më tej pas një suksesi minimal 1-0 ndaj Paraguajit, me gol të realizuar nga pika e penalltisë.

Dy skuadrat nuk janë të panjohura për njëra-tjetrën. Në Botërorin 2022, ato u përballën në fazën gjysmëfinale, ku Franca fitoi 2-0 me golat e Hernández dhe Kolo Muani.

Përballja e re rikthen kujtimet e atij dueli, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Franca do të përsërisë suksesin e mëparshëm apo Maroku do të arrijë të ndryshojë historinë dhe të kërkojë një rezultat ndryshe në këtë çerekfinale.

EMISIONET