"Maroku mund të shpallet kampion!" / Dritan Lundra zbërthen surprizat e Botërorit: Kanadaja e mbaroi misionin e vet

Gazeari i njohur sportiv, Dritan Lundra, ka analizuar ecurinë e Botërorit në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News, duke vlerësitur arritjen historike të Kanadasë dhe duke paralajmëruar se Maroku ka kapacitetin për të qenë një nga skuadrat pretendente të turneut.

"Diskutim me meritë, aq ishte kapaciteti i Kanadasë, entuziazmi që Kampionati Botëror luaj në Kanada, për herë të parë mori, shënoi golin e parë, mori pikën e parë, kaloi herën e parë grupin në botërorin e tretë që luan, kështu që Kanadaja e kaloi klasën. Mbaroi misionin e vet.

patjetër që ka fituar botërorin e vet. Ndërkohë që Maroku është një skuadër që do i hapi punë çdo ekipi tjetër. Dhe pse jo që Maroku të jetë edhe skuadër pretendente. Mos harrojmë që lojtarët luajnë në ekipet më të mira të Europës. Dhe kanë një trajner i cili përpara një viti e shpalli kampion bote me U20-ën. Pra kanë ndryshuar jo vetëm... ka fituar besimin, por ka ndryshuar dhe mënyrën e lojës duke thënë që "prit se jam dhe unë, edhe ne mund ta fitojmë ndeshjen"', u shpreh gazetari  Lundra.

EMISIONET