"NATO mbetet gurthemeli i mbrojtjes së Evropës"/ Kallas në PE: BE përballet me kërcënime hibride në rritje

"NATO mbetet gurthemeli i mbrojtjes së Evropës"/ Kallas

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka folur në Parlamentin Europian për sigurinë në Evropë dhe kërcënimet që, sipas saj, po shtohen nga Rusia.

Ajo ka thënë se NATO mbetet shtylla kryesore e mbrojtjes kolektive për vendet aleate dhe vazhdon të udhëheqë operacionet ushtarake, ndërsa Bashkimi Evropian po përqendrohet më shumë në forcimin e gatishmërisë dhe mbrojtjes, sidomos në krahun lindor të Evropës.

Kallas ka përmendur shqetësimet për sulme hibride, përfshirë sulme kibernetike, dezinformim dhe incidente me dronë në disa vende të BE-së si Rumania, shtetet baltike dhe Finlanda. Sipas saj, këto veprime rrisin rrezikun për sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin në rajon.

Ajo ka folur edhe për nevojën e forcimit të mbrojtjes ajrore, duke vënë në dukje se përdorimi i sistemeve shumë të shtrenjta për të rrëzuar dronë të lirë nuk është zgjidhje afatgjatë. Sipas saj, BE duhet të investojë në sisteme më efikase dhe më të përballueshme.

Gjithashtu, Kallas ka vlerësuar bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s, duke thënë se të dyja duhet të punojnë më ngushtë për të përballuar kërcënimet, për të forcuar mbrojtjen dhe për të reaguar ndaj incidenteve të mundshme.

Ajo ka theksuar se Evropa po përballet me një rritje të presioneve të ndryshme dhe se vendet anëtare duhet të rrisin më tej investimet në mbrojtje dhe siguri.

 

EMISIONET