Moskë nën k*rcënim/ 67 dronë ukrainas godasin kryeqytetin rus dhe rajone të tjera, shkatërrohen mbi 280 mjete ajrore

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar dhjetëra dronë ukrainas që kishin në shënjestër Moskën gjatë fundjavës.
Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergej Sobianin, të paktën 67 dronë u neutralizuan teksa po i afroheshin kryeqytetit rus.
Autoritetet raportuan ndërhyrje nga një ose disa dronë pothuajse çdo orë gjatë së shtunës dhe në orët e para të së dielës.
Shërbimet e emergjencës u dërguan në zonat ku ranë mbetjet e dronëve të shkatërruar për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur rreziqet për banorët.
Për shkak të sulmeve, aeroportet ndërkombëtare Domodedovo dhe Zhukovski në Moskë pezulluan përkohësisht fluturimet.
Njoftimi u dha nga agjencia federale ruse e transportit ajror Rosaviatsia.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se që nga mbrëmja e së premtes janë rrëzuar gjithsej 280 dronë ukrainas në disa rajone të Rusisë.
Përveç rajonit të Moskës, ndërhyrje janë raportuar edhe në rajonet Brjansk, Kaluga, Belgorod, Tver, Smolensk, Kursk dhe Krasnodar.
Sulmi i fundit me dron ndaj Moskës ishte raportuar më 8 mars, kur u shkatërruan gjashtë dronë.
Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon prej katër vitesh. Moska akuzon Kievin për sulme ndaj objektivave civile, ndërsa pala ukrainase synon të godasë objektiva që lidhen me kapacitetet ushtarake dhe ekonomike ruse.


