“Lufta në Lindjen e Mesme, një skenar që s'mbyllet lehtë”/ Bilalli: Ishte planifikuar një operacion 3–4 ditor, po hyjmë në...

Në një lidhje direkte për Ora News, i ftuar ka qenë diplomati Lutfi Bilalli, i cili komentoi zhvillimet e fundit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe skenarët e mundshëm të përshkallëzimit.

Bilalli u ndal te zgjatja e operacionit ushtarak, duke thënë se pritshmëritë për një përfundim të shpejtë nuk u realizuan. Sipas tij, përballja me një fuqi rajonale si Irani nuk është një operacion që mund të mbyllet brenda pak ditësh.

“Po shohim një situatë ku për tre ose katër ditë, që ndoshta ishte planifikuar operacioni, tani kemi hyrë në javën e tretë. Lufta në Lindjen e Mesme, sidomos me një fuqi regjionale si Irani, nuk është një skenar që mund të mbyllet shpejt.”- tha Bilalli.

Diplomati shpjegoi se skenari i parë, ai i një goditjeje të shpejtë që do të çonte në dobësimin e regjimit kundërshtar, tashmë duket se ka dështuar.

Në këto kushte, sipas tij, në tryezë mbeten dy alternativa të tjera që paraqesin rreziqe të mëdha.

Opsioni i dytë lidhet me një përballje me trupa tokësore.

Sipas Bilallit, një skenar i tillë është shumë i vështirë dhe mund të përfshijë operacione të kufizuara në zona strategjike, por çdo lëvizje e tillë mund të provokojë kundërpërgjigje të fortë nga Irani.

Ndërkohë, ai e sheh më të mundshëm skenarin e tretë, një konflikt të gjatë dhe të lodhshëm, pa një përfundim të shpejtë.

Një zhvillim i tillë, sipas tij, do të sillte pasoja të rënda për rajonin dhe do të rritej paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme.

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET