Mori peng vajzën e mitur pas sherrit me gruan / Ndërhyrja e forcave speciale në Turqi parandalon tragjedinë

Mori peng vajzën e mitur pas sherrit me gruan / Ndërhyrja e forcave

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Ankara të Turqisë, ku një burrë mbajti peng vajzën e tij trevjeçare dhe e kërcënoi me thikë gjatë një debati të ashpër me bashkëshorten e tij.

Sipas raportimeve nga mediat turke, incidenti ndodhi në lagjen Etimesgut të kryeqytetit, ku fillimisht çifti është përfshirë në një konflikt për arsye ende të paqarta, i cili më pas është përshkallëzuar në situatë të rrezikshme.

Gjatë ngjarjes, burri ka marrë vajzën e tij dhe e ka mbajtur peng duke e kërcënuar me thikë. Situata është bërë edhe më dramatike kur ai është shfaqur në dritaren e apartamentit duke e mbajtur fëmijën jashtë, çka ka shkaktuar panik mes banorëve të zonës.

Forcat speciale të policisë turke ndërhynë në kohë dhe arritën të shpëtojnë fëmijën pa asnjë lëndim. Autoritetet e kanë vënë situatën nën kontroll, ndërsa hetimet për rastin po vijojnë.

Ngjarja është filmuar dhe videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, duke dokumentuar momentet e tensionit para ndërhyrjes së policisë.

EMISIONET