Ministrat rus dhe amerikan të Mbrojtjes, bisedë telefonike për rrëzimin e dronit në Detin e Zi
Ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA zhvilluan një telefonatë të mërkurën, tha ministria ruse e mbrojtjes.
Telefonata vjen një ditë pasi një dron ushtarak amerikan u rrëzua mbi Detin e Zi në një incident që Uashingtoni e quajti "të pasigurt" dhe "të pamatur".
Moska tha se kërkesa erdhi nga Shtetet e Bashkuara, por nuk dha detaje të tjera të bisedës midis Sergei Shoigu dhe homologut të tij amerikan, Lloyd Austin.
Telefonata erdhi pasi zyrtarët në Moskë dhe Uashington akuzuan njëri-tjetrin për rrëzimin e një droni ushtarak amerikan mbi Detin e Zi të martën.
Shtetet e Bashkuara thanë se avionët rusë goditën helikën e dronit, ndërsa Moska thotë se nuk u bë asnjë kontakt dhe fajësoi "manovrimin e mprehtë" të avionit amerikan për incidentin.
Kontakti midis zyrtarëve të lartë rusë dhe amerikanë ka qenë i rrallë gjatë vitit që kur Rusia pushtoi Ukrainën, me marrëdhëniet midis dy palëve që kanë rënë në nivelin më të ulët në dekada.