Çmimet e naftës shtyjnë evropianët drejt automjeteve elektrike! Lufta në Iran rrit kërkesën, por trendi mbetet i pasigurt

Rritja e çmimeve të karburanteve pas konfliktit në Iran ka nxitur kërkesën për automjete elektrike në Europë. Të dhënat e industrisë tregojnë një rritje të ndjeshme të shitjeve të makinave elektrike të reja dhe të përdorura. Ekspertët thonë se përveç çmimeve të karburantit, ndikim po kanë edhe modelet më të lira dhe infrastruktura më e mirë e karikimit.

Çmimet e naftës shtyjnë evropianët drejt automjeteve

Rritja e çmimeve të karburanteve e shkaktuar nga lufta në Iran po ndryshon sjelljen e konsumatorëve europianë, duke rritur kërkesën për automjete elektrike.

Sipas të dhënave të industrisë të publikuara nga Reuters, regjistrimet e makinave të reja elektrike në 17 tregje europiane u rritën me 34 për qind në muajin maj krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët e sektorit thonë se pasiguria mbi çmimet e naftës, së bashku me përmirësimin e teknologjisë, po e bëjnë makinën elektrike një zgjedhje më të zakonshme.

Kompani të mëdha automjetesh raportojnë rritje të porosive, ndërsa disa prodhues paralajmërojnë se kjo rritje mund të jetë e përkohshme nëse tregjet e energjisë stabilizohen.

Një faktor tjetër që po ndihmon këtë transformim është hyrja e modeleve më të lira, veçanërisht nga prodhuesit kinezë, të cilët po zgjerojnë ofertën në tregun europian.

Automjetet elektrike të përdorura po fitojnë gjithashtu popullaritet, pasi çmimet e tyre janë ulur

Në disa vende europiane, kërkesa për makina elektrike të përdorura është rritur ndjeshëm, ndërsa tregu po kalon nga një fenomen i përkohshëm në një prirje më të qëndrueshme.

Megjithatë, industria mbetet e kujdesshme. Ekspertët vlerësojnë se edhe nëse çmimet e karburanteve bien, kombinimi i teknologjisë së re, çmimeve më të ulëta dhe infrastrukturës më të zhvilluar mund ta mbajë gjallë interesin për automjetet elektrike.

EMISIONET