Kurti i tha "PO"planit franko-gjerman, ja çfarë do të thotë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Analisti Nexhmedin Spahiu në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli lidhur me pranimin e planit franko-gjerman nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Po-ja e Kurtit për planin franko-gjerman çfarë do të thotë për marrëdhëniet Koaovë-Serbi.

Nexhmedin Spahiu: Nënkupton që Kosova pranon një plan që ka qenë nënvizuar kaherë por që nuk ka qenë i artikuluar dhe konsiston në atë që Kosova të marrë njohjen nga Seerbia në këmbim të një autonomie për serbët në Kosovë. Ky është një plan kornizë, detajet mbeten të diskutohen më tutje. Këtu varet pazari që do ti kushtojë Kosovës njohja nga ana e Serbisë.  

A është një sakrificë kjo që po bën Kosova me asociacionin?

Nexhmedin Spahiu: Jo sepse asnjëherë deri më tani nuk është ofruar mundësia e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës. Sipas deklaratës së vetë Vuçiç ai do ti shmanget njohjes së Kosovës.

"Faktorët perëndimor nuk duhet të lënë shumë hapsirë, pasi në terren palët do të synojnë të përfitojnë e gjërat mund të vështirësohen më shumë. Duhet parë nëse ky konflikt mund të zgjidhet.", tha ai.

Kurti i tha "PO"planit franko-gjerman, ja çfarë do të


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET