Protesta në ditën e 18, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh

Protesta në ditën e 18, nis grumbullimi i qytetarëve në

Mbahet sot në orën 19:00 protesta e 18 ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë.

Ndryshimi i orarit u mor si vendim për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Edhe pse kanë kaluar plot 17 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit.

Për 17 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Ashtu si në tubimet e mëparshme, edhe këtë mbrëmje pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.

 

EMISIONET