Katz: Izraeli ka shkatërruar rreth 70% të Gazës, dëme të mëdha edhe në jug të Libanit

Katz: Izraeli ka shkatërruar rreth 70% të Gazës, dëme

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se operacionet ushtarake të Izraelit kanë shkaktuar dëme të mëdha në Rripin e Gazës dhe në zonat jugore të Libanit.

Sipas Katz, rreth 70 për qind e territorit të Gazës është shkatërruar, ndërsa ai tha se goditjet nuk kanë prekur vetëm strukturat nëntokësore, por edhe ndërtesat dhe shtëpitë mbi tokë.

“Ne në Gaza nuk shkatërrojmë vetëm atë që ndodhet nën tokë, por edhe të gjitha shtëpitë”, deklaroi ministri izraelit.

Katz foli gjithashtu për situatën në jug të Libanit, duke pretenduar se 24 fshatra janë shkatërruar plotësisht dhe se në këto zona janë rrënuar mes 15 mijë dhe 20 mijë shtëpi.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur lufta në Gaza dhe përplasjet mes Izraelit dhe Hezbollahut në kufirin me Libanin kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe një krizë të rëndë humanitare.

EMISIONET