Liverpooli përgatit ofertë rekord për yllin e PSG-së/ Gati deri në 150 milionë euro për Barcolan

Liverpooli përgatit ofertë rekord për yllin e PSG-së/ Gati

Liverpooli po përgatitet të bëjë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore, duke synuar transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola.

Sipas raportimeve, "Reds" janë gati të paraqesin një ofertë prej 110 milionë eurosh, e cila mund të rritet deri në 150 milionë euro përmes bonuseve të lidhura me suksesin në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, PSG nuk duket e gatshme të heqë dorë lehtësisht nga 23-vjeçari. Klubi francez raportohet se e vlerëson Barcolan rreth 170 milionë euro, ndërsa një pjesë e bonuseve të ofruara nga Liverpooli nuk konsiderohen të garantuara.

Sipas raportit, interesimi i klubit anglez mund të jetë një tregues se edhe vetë Barcola është i hapur për një kalim në "Anfield", të cilin e sheh si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Edhe pse marrëveshja është ende larg finalizimit, oferta e përgatitur nga Liverpooli tregon vendosmërinë e klubit për ta bërë francezin një nga përforcimet kryesore të repartit ofensiv, ndërsa negociatat pritet të intensifikohen në ditët e ardhshme.

EMISIONET