Islanda drejt rihapjes së negociatave për pranimin në BE? Ja kur pritet të mbahet referendumi

Islanda drejt rihapjes së negociatave për pranimin në BE? Ja kur

Islanda do të mbajë një referendum për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në muajt e ardhshëm, tha kryeministrja Kristrun Frostadottir në një konferencë për shtyp në Poloni.

“Gjatë disa muajve të ardhshëm, ne do të punojmë për t’u përgatitur për referendumin, një referendum mbi rihapjen e mundshme të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian”, tha ajo pas takimit me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Në vitin 2013, Reykjaviku braktisi bisedimet e anëtarësimit në BE pas katër vitesh negociatash, por një rritje e kostos së jetesës dhe lufta e vazhdueshme në Ukrainë vitet e fundit ringjallën interesin e kombit ishullor për t’u bashkuar me bllokun, tregojnë sondazhet.

EMISIONET