Zelensky: Ukraina dhe SHBA-ja do të zhvillojnë nesër bisedimet e paqes në Zvicër

Zyrtarët ukrainas dhe amerikanë do të zhvillojnë nesër raundin e ri të bisedimeve në Zvicër, si pjesë e përpjekjeve për paqe, midis Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja , tha sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Sapo fola me kryenegociatorin Rustem Umerov. Ai do të takohet nesër me negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner”, u tha Zelensky gazetarëve.
Ministri ukrainas i Ekonomisë Oleksii Sobolev pritet gjithashtu të marrë pjesë.
Zëdhënësja e Umerov tha se takimi do të zhvillohej nesër në Gjenevë.
Witkoff njoftoi me herët se do të udhëtonte të enjten në Gjenevë.
Diskutimet pritet të përqendrohen në programin e rindërtimit për Ukrainën dhe përgatitjet për një takim tripalësh me një delegacion rus, në fillim të marsit.
Umerov është udhëzuar gjithashtu të diskutojë detajet e një shkëmbimi tjetër të të burgosurve.
Ukraina i ka rezistuar pushtimit rus për më shumë se katër vjet me mbështetjen e vendeve perëndimore.
Uashingtoni i ka kërkuar Kievit dhe Moskës për muaj të tërë që të arrijnë një marrëveshje paqeje.


