Tërmeti në Indonezi, raportohet për viktima dhe të plagosur (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Indonezinë qendrore, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe duke lënë më shumë se një duzinë persona të plagosur, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit të cekët është regjistruar në juglindje të qytetit Palu, një zonë me rreth 400 mijë banorë dhe kryeqytet i provincës Sulawesi Qendrore.
Lëkundjet janë ndjerë fuqishëm në Palu dhe në zonën fqinje të Sigit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të kufizuara materiale në disa struktura.
Agjencia Kombëtare e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës (BMKG) konfirmoi se nuk ka rrezik për cunami pas tërmetit.
Autoritetet lokale po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve dhe operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura.
???????? OMG! Huge cracks have opened up on Palu–Napu road after a M6.7 earthquake hit central Sulawesi, Indonesia this morning ???????? pic.twitter.com/gILxc3Yx8o
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) June 16, 2026

