I moshuari në Itali fiton 50 mijë euro nga bileta gërvishtëse, dy të rinj ia vjedhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2022, 07:54

Një i moshuar në Itali ka fituar 50 mijë euro me një biletë gërvishtjeje , por gëzimi i tij nuk ka zgjatur shumë pasi dy të rinj ja grabitën atë.
Ngjarja ka ndodhur në Vibonati, në provincën e Salernos.
Megjithatë, i moshuari duket se pati një fat të dyfishtë pasi kuponi fitues u gjet.
Në fakt, karabinierët arritën të identifikonin dy 21-vjeçarët e bllokuar pak para se të shkonin në një zyrë për të tërhequr paratë, shkruan media italiane.

