Gruaja nga Italia martohet në Senegal pa dijeninë e saj: Mendova se ishte festë rituale

Gruaja nga Italia martohet në Senegal pa dijeninë e saj: Mendova se

Daulle, muzikë, valle, veshje tradicionale, gatime tipike, shumë njerëz: me pak fjalë, një festë e mrekullueshme.

"Mendova se ishte një festë popullore në një xhami, pa asnjë vlerë ligjore," tha e moshuara, duke konstatuar se kishte marrë pjesë në dasmën e saj pa dijeni.

Kështu një 65-vjeçare nga Pavia u gjend e martuar, pa dijeninë e saj, sipas rrëfimit të saj, në Senegal.

Madje dasmën e mori vesh vetëm kur u kthye në Itali. Por tre vjet më vonë Gjykata e Pavias e quajti lidhjen të psvlefshme, duke anuluar gjithçka.

Gjyqtarët pranuan kërkesën për anulimin e dasmës, pasi kur 65-vjeçarja u martua nuk ishte vetvetja, duke treguar se kushtet e saj psikofizike ishin të tilla që nuk e lejonin të kuptonte se çfarë po bënte.

65-vjeçarja vuante prej disa kohësh nga një çrregullim personaliteti, i cili ishte përkeqësuar për shkak të stresit të qëndrimit të saj në Senegal gjatë karantinës.

Gruaja ka shpjeguar se po e kishte pranuar propozimin për t'u martuar me burrin me të cilin kishte një lidhje, por vetëm sepse mendonte se ishte një ceremoni pa vlerë ligjore. Përkundrazi, “dhëndri” 42-vjeçar ka pohuar se “gruaja” e tij ishte në dijeni të martesës që ajo lidhte.

Por gjyqtarët e besuan gruan, e cila për këtë arsye mendoi se festa në një xhami në Senegal, e cila pasohej me muzikë dhe vallëzim, ishte një festë popullore, pa vlerë ligjore. Duke mos ditur që ajo po martohej me një vendas.

EMISIONET