Fuqia e tërmetit në Turqi e barabartë me 130 bomba atomike, Dushi: Pasgoditjet do zgjasin me javë ose muaj

Ekspertët turq kanë deklaruar se tërmeti që ndodhi në Turqinë jugore kishte fuqinë  e 130 bombave atomike.

Sizmiologu, Edmond Dushi, i ftuar në Rtv Ora thotë se kjo lloj energjie është e pakrahasueshme me çdo energji tjetër të krijuar nga njeriu.

"Është normale të merret si referencë kjo lloj energjie sepse është një lloj energjie artificiale e pakrahasueshme me çdo energji tjetër të krijuar nga njeriu. Kjo është vetëm 10% e energjisë që manifestohet në vatrën e tërmetit gjatë ndodhjes së tij. Kjo është e krahasueshme me dhjetëra bomba si ajo e Hiroshimës".

Nga ana tjetër është raportuar edhe për fillimin e thyerjes dhe ndarjes së Anadollit.

Pllaka arabe është spostuar me 3 metra, nga 10 mm që është lëvizja normale e pllakave në vit, dhe  toka është çarë 150 km, thotë një eksperte tjetër turke.

"Kjo që është ndodhur është spostim i menjëhershëm për shkak të tërmetit" shprehet Dushi.

Lëkundjet e tërmetit pritet të zgjasin për javë apo muaj të tërë.

"Kjo është në natyrshmërinë e relaksimit tektonik në çdo zonë. Fakti që ne ende kemi magnituda të moderuara  të pasgoditjeve do të thotë se energjia e akumuluar aty është shumë e madhe dhe për rrjedhojë dhe koha që i duhet për relaksim është e konsiderueshme, mund të shkojë disa javë, muaj, nuk mund ta parashikojmë në këtë moment."

termeti ne turqi edmond dushi

EMISIONET