FOTO/ Lituania mesazh të fortë presidentit rus: Putin, Haga po të pret!
Lituania i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi u lëshua një urdhër arresti për të dyshuar për krime lufte.
Ministria e saj e jashtme ka postuar në Twitter një foto të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku shkruhet “Putin, Haga po ju pret”.
Postimi i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila ka lëshuar urdhërarrestin për Putinin.
Në mars të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, pikturoi të njëjtin mesazh në një rrugë përballë ambasadës ruse të qytetit.
Putin, the Hague is waiting for you! https://t.co/5GwHc7k4VW pic.twitter.com/ErDPkARZyp
— Lithuania MFA | #StandWithUkraine (@LithuaniaMFA) March 17, 2023