Fermerët në Paris, zhvendosin protestën në Panairin e Bujqësisë, Macron: Kanë zgjedhur rrugën e gabuar!
Fermerët në Paris e zhvendosën protestën në Panairin e Bujqësisë, vetëm pak përpara se aty të mbërrinte presidenti francez Emanuel Macron.
Turma e zemëruar u përplas me policinë, ndërsa i kërkonin atij dorëheqjen.
“Kjo është shtëpia jonë! Jep dorëheqjen president!”, thërrsnin njëzëri protestuesit.
Të paktën 1 prej protestuesve u arrestua nga policia. Të shtunën Macron planifikoi të zhvillonte një takim me fermerët, përpunuesit e ushqimit dhe shitësit me shumice dhe pakicë, por ai u anullua pas incidentitt të panair.
Macorn deklaroi se kjo formë e zgjedhur prej fermerëve nuk është aspak e dobishme.
“Po e them këtë për të gjithë fermerët: ju nuk po ndihmoni asnjë nga kolegët tuaj duke shkatërruar tribuna, nuk po ndihmoni asnjë nga kolegët tuaj duke e bërë të pamundur shfaqjen dhe në një farë mënyre duke i frikësuar familjet që të mos vijnë, -tha ai.
Fermerët po protestojnë në të gjithë Evropën, për të ardhura më të mira dhe për konkurencë të ndershme.
Në fillim të këtij muaji, fermerët francezë pezulluan protestat që cuan deri në bllokimin e autostradave, pasi kryeministri Gabriel Attal premtoi financim me vlerë 400 milion € për ta. Por mesa duket kjo shifër është e pamjaftueshme, ndaj dhe protestat u aktivizuan sërish.