Erdogan dha “dritën jeshile” që Finlanda të anëtarësohet në NATO

Erdogan dha “dritën jeshile” që Finlanda të

Rexhep Taip Erdogan dha "dritën jeshile" për pranimin e Finlandës në NATO pas takimit me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto, në Ankara.

“Kemi parë se Finlanda ka ndërmarrë hapa të sinqertë dhe konkretë për të përmbushur angazhimet e saj”, nënvizoi presidenti turk.

"Unë besoj se NATO do të bëhet më e fortë me pranimin e Finlandës dhe kështu do të luajë një rol aktiv në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit global.Kemi vendosur që parlamenti të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO”, tha presidenti i Turqisë.

Finlanda pritet të bëhet anëtare e NATO-s para Suedisë, megjithëse aplikimet e tyre janë dorëzuar në të njëjtën kohë, dhjetë muaj më parë.

Presidenti finlandez Sauli Niiniste tha të enjten se pret miratimin përfundimtar të Ankarasë për anëtarësimin e vendit të tij në NATO në bisedimet me homologun e tij turk.

EMISIONET