EMRI+FOTO/ Nuk njihte gruan që ishte martuar për “letra”, dënohet shqiptari në Britani

EMRI+FOTO/ Nuk njihte gruan që ishte martuar për “letra”,

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si, Denis Hani, është dënuar me 14 muaj burg në Britaninë e Madhe pasi përdori një certifikatë martese të falsifikuar për të siguruar të drejtën e qëndrimit në vend.

Sipas mediave të huaja, Hani aplikoi në vitin 2022 duke paraqitur një certifikatë që pretendonte se ishte martuar në Qipro me një shtetase rumune në vitin 2019. Verifikimet e mëvonshme nga autoritetet e Qipros zbuluan se dokumenti ishte i falsifikuar.

Gjatë marrjes në pyetje, 30-vjeçari pranoi se nuk e njihte gruan me të cilën rezultonte i martuar dhe se certifikatën e kishte blerë.

Ai u shpall fajtor për mashtrim dhe për sigurimin e lejes së qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar me mjete të falsifikuara.

Në dhënien e vendimit, gjykatësi theksoi se Hani kishte planifikuar blerjen e dokumentit të rremë për të përfituar leje qëndrimi, duke qenë i vetëdijshëm se martesa nuk ishte e vërtetë.

Pas përfundimit të dënimit me burg, 30-vjeçari do të deportohet në Shqipëri.

EMRI+FOTO/ Nuk njihte gruan që ishte martuar për “letra”,

/Nga "Boldnews.al"

EMISIONET