Ekspozita “Fuqia dhe Imazhi”, diademat mbretërore dhe aristokratike ekspozohen në Londër

Ekspozita “Fuqia dhe Imazhi”, diademat mbretërore dhe

Disa nga diademat më me ndikim të historisë, të cilat nuk janë shfaqur në publik për dekada  do të vijnë në një ekspozitë të quatur "Fuqia dhe imazhi: Diademat mbretërore dhe aristokratike".

Shfaqja e organizuar nga Shtëpia e ankandeve Sotheby's do të mbahet në Londër më 28 maj dhe është një retrospektivë festive e 50 diademave, kushtuar jubileut Platinum të Mbretëreshës, që shënon 70-vjetorin e monarkes në fron.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pjesë e ekspozitës është edhe “The Spencer Tiara”, kurora që Princeshë Diana vendosi në ditën e dasmës me Princin Charles në Katedralen e Shën Palit. Diadema e stilit të kurorës i është dhënë hua Sotheby's London nga Lord Spencer, vëllai më i vogël i Dianës dhe do të shfaqet për herë të parë që nga vitet 1960. Kjo kurorë ishte edhe aksesori i preferuar për Dianën.

Ekspozita “Fuqia dhe Imazhi”, diademat mbretërore dhe

Shefi i Bizhuterive në Sotheby's Londër, Kristian Spofforth tha se diadema është vërtet e paçmuar:

"Është një nga ato artikuj që është e pamundur të vlerësohet. Duke patur parasysh interesin publik për Dianën, është një nga ato pak objekte që mund të thuash se është në një farë mënyre pa çmim."

Krahas “The Spencer Tiara”, ekspozita do të shfaqë një nga pjesët e preferuara të Mbretëreshës Viktoria, një kurorë smeraldi dhe diamanti dhuruar nga Princi Albert kur ajo ishte 26 vjeç. E krijuar me stilin gotik, kurora përbëhet nga 19 smeraldë në formë ovale që peshojnë deri në 15 karat.

 

Ekspozita “Fuqia dhe Imazhi”, diademat mbretërore dhe

"Festimet e Jubileut të Mbretëreshës na kanë dhënë mundësinë e përsosur për të ekspozuar në publik një përzgjedhje të jashtëzakonshme të diademave me prejardhje fisnike dhe mbretërore,” tha Spofforth.

Kjo ekspozitë në Britaninë e Madhe synon të hedhë dritë mbi mjeshtërinë e prodhimit të diademave gjatë disa shekujve.

EMISIONET