VATËR ZJARRI NË VLORË/ Përfshihet nga flakët zona e banuar, digjen shkurret e barishte në zonë

VATËR ZJARRI NË VLORË/ Përfshihet nga flakët zona e

Një vatër zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi”.

Flakët kanë rënë në një zonë me shkurre dhe barishte, pranë një blloku banimi. Për shkak të erës, zjarri është përhapur me shpejtësi në zonë, duke krijuar rrezik për banesat përreth.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse me dy automjete, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonës së banuar.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

EMISIONET