Diplomatët e OKB-së bojkotojnë fjalimin e Lavrov, kthejnë shpinën dhe largohen kur ministri rus fillon të flasë

Diplomatët e OKB-së bojkotojnë fjalimin e Lavrov, kthejnë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është trajtuar me një bojkot diplomatik në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Lavrov, i cili po i drejtohej këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe konferencës së OKB-së për çarmatimin, u prit me një largim nga ambasadorët perëndimorë kur filloi të fliste.

Ai me sa duket po priste me padurim të dilte përsëri në skenën diplomatike në Gjenevë.

Në vend të kësaj, kur filloi fjalimi i tij përmes një videoje të drejtpërdrejtë ambasadorët perëndimorë u larguan, Lavrov foli me shpinën e atyre që largpheshin.

Ministri i Jashtëm i Rusisë më pas shkoi virtualisht në këshillin e OKB-së për të drejtat e njeriut. Edhe atje dhomë u zbraz.

Pjesa më e madhe e fjalimit të Lavrov ishte në fakt për sigurinë  ose konceptin e Rusisë për të.

Mes pretendimeve të pabaza se Ukraina mund të përpiqet të marrë armë bërthamore, ai tha se ishte koha që raketat amerikane në Evropë të kthehen në shtëpi.

 

EMISIONET