Diaz-Canel s*lmon SHBA-në: Po përpiqet të marrë nën kontroll Kubën dhe të gjunjëzojë ekonominë tonë

Diaz-Canel s*lmon SHBA-në: Po përpiqet të marrë nën

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, ka lëshuar akuza të forta ndaj Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se Uashingtoni po zhvillon një strategji për të dobësuar ekonominë kubane dhe për të rritur presionin mbi popullin e ishullit.

Në deklaratat e tij, kreu i shtetit kuban tha se masat ekonomike dhe sanksionet amerikane synojnë ta vendosin Kubën nën kontroll dhe ta çojnë vendin në një krizë edhe më të thellë.

"SHBA-ja po zbaton një politikë gjenocidale kundër Kubës", deklaroi Diaz-Canel, duke kërkuar që administrata amerikane të ndryshojë qasjen ndaj Havanës dhe t'i japë fund politikave që, sipas tij, dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët kubanë.

Marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të jenë të tensionuara prej dekadash, ndërsa embargoja amerikane mbetet një nga pikat kryesore të përplasjes mes dy vendeve.

Deklaratat e presidentit kuban vijnë në një kohë kur raportet mes Uashingtonit dhe Havanës janë përkeqësuar sërish, mes akuzave të ndërsjella për çështje që lidhen me sigurinë, ndikimin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

EMISIONET