ANDREW DREJT PËRJASHTIMIT! Shtete të Komonuelthit kërkojnë heqjen e Andrew nga trashëgimia mbretërore

Presioni ndaj familjes mbretërore britanike po rritet, pasi disa vende të Komonuelthit kërkojnë që ish-princi Andrew të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit.

ANDREW DREJT PËRJASHTIMIT! Shtete të Komonuelthit kërkojnë

Debati për të ardhmen e ish-princit britanik në familjen mbretërore është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka bërë thirrje që Prince Andrew të hiqet nga linja mbretërore e trashëgimisë, duke e cilësuar të papranueshme që ai të mbetet ende në radhë për fronin.

Andrew, i cili dikur mbante titullin Duka i Jorkut, mbetet aktualisht i teti në linjën e trashëgimisë për fronin britanik, pavarësisht se titujt mbretërorë iu hoqën pas skandaleve dhe presionit publik për lidhjet e tij me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein.

Së fundmi, situata është përkeqësuar edhe më shumë pasi ai u arrestua nën dyshimet për sjellje të papërshtatshme në detyrën publike, pasi u akuzua për ndarjen e materialeve konfidenciale me Epstein. Ai i ka mohuar vazhdimisht dhe me forcë të gjitha akuzat.

Duke folur nga Tokio, kryeministri kanadez Carney deklaroi se veprimet e ish-princit janë “të mjerueshme” dhe se për arsye parimore ai nuk duhet të mbetet në linjën e trashëgimisë.

ANDREW DREJT PËRJASHTIMIT! Shtete të Komonuelthit kërkojnë

Qëndrimi i Kanadasë nuk është i vetmi. Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka bërë të ditur se qeveria e tij do të mbështeste çdo vendim të Londrës për ta larguar Andrew nga linja mbretërore.

Edhe kryeministri i Zelandës së Re, ka deklaruar se askush nuk është mbi ligjin dhe se vendi i tij do të mbështeste një vendim të tillë nëse merret nga qeveria britanike.

Ndërkohë, në Londër, qeveria britanike ka konfirmuar se po shqyrton mundësinë e një ligji të posaçëm për ta hequr Andrew nga linja e trashëgimisë. Ministri i Mbrojtjes, tha se një masë e tillë do të ishte “gjëja e duhur për t’u bërë”.

Një vendim i tillë do të kërkonte miratimin e Parlamentit britanik dhe më pas pëlqimin mbretëror nga Charles III.

Gjithashtu, do të nevojitej mbështetja e vendeve të Komonuelthit ku monarku britanik mbetet kreu i shtetit.

Herën e fundit që një anëtar i familjes mbretërore u hoq nga linja e trashëgimisë përmes një akti të Parlamentit ishte në vitin 1936, pas abdikimit të Edward VIII.

EMISIONET