NË SHËRBIM TË ATDHEUT! Si po përgatiten ushtarakët e rinj të Shqipërisë për sfidat e sigurisë! Kolonel, Arjan Osmani: Interesi i studentëve po shtohet çdo vit

Rreth 300 studentë studiojnë në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të motivuar nga tradita familjare ose dëshira për t’i shërbyer vendit. Katerina Hysenllari ishte mes tyre dhe sjell historitë dhe detaje se si po përgatiten ushtarakët e rinj.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm jo vetëm në mbrojtjen e vendit, por edhe në formimin akademik dhe profesional të brezit të ri të oficerëve.

Përmes institucioneve të arsimit të lartë ushtarak, ato synojnë të zhvillojnë kërkimin shkencor, inovacionin dhe përgatitjen e specialistëve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare.

Në këtë kuadër, Kolonel Arjan Osmani, gjithashtu dekan i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, thotë se institucionet e arsimit ushtarak po shndërrohen në një hapësirë formimi për liderët e ardhshëm, duke u ofruar të rinjve mundësi studimi, trajnimi dhe zhvillimi profesional në shërbim të vendit.

Osmani tregon se nga viti në vit interesi i studentëve ka ardhur duke u shtuar.

Uniforma nuk bën dallim mes vajzave dhe djemve, por vlerëson guximin dhe përgatitjen, ndaj prej vitesh ky mentalitet ka ndryshuar.

Gerta Osmënaj është një prej atyre studentëve që e nisi misionin me ëndrrën për të mbajtur veshur këtë uniformë.

NË SHËRBIM TË ATDHEUT! Si po përgatiten ushtarakët e

Të tjerë, të udhëhequr nga dëshira për t’i shërbyer vendit, ndjekin hapat e familjarëve të tyre.

Kolonel Arjan Osmani tregon se prurjet nga Kosova përbëjnë gjithashtu një element mjaft të rëndësishëm për fakultetin.

Veton Berisha ka ardhur prej andej, me dëshirën që nesër t’i shërbejë vendit të tij.

Ndër të tjera tregon edhe se si e kalojnë ditën.

Sektori i mbrojtjes po merr gjithnjë e më shumë rëndësi kohët e fundit, për shkak të ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike dhe përgjegjësisë për të qenë të përgatitur.

Për këtë arsye edhe programet e studimit po zgjerohen për të përgatitur profesionistë.

Në këtë mënyrë, institucionet e arsimit ushtarak vijojnë të formojnë brezin e ri të oficerëve që do të mbajnë mbi supe përgjegjësinë për të ardhmen e sigurisë së Shqipërisë.

EMISIONET