Ambasadori izraelit në OKB: Rreth 150 pengje në Gaza, por ne nuk do të ndalemi!
Autoritetet izraelite besojnë se deri në 150 pengje po mbahen në Gaza ndërsa ajo po tenton që të neutralizojë forcat terroriste të Hamasit. Kështu deklaroi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara.
Duke folur për CNN, ambasadori izraelit Gilad Erdan tha se ndërsa autoritetet shpresonin që të burgosurit të ktheheshin të sigurt në shtëpi, situata e tyre nuk do të “na pengonte të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të siguruar të ardhmen e Izraelit”.
“Kemi një numër të paprecedentë pengjesh,” tha Erdan, duke vlerësuar se numri ishte midis 100 dhe 150.
“Ne presim që Kryqi i Kuq, të gjitha organizatat ndërkombëtare të fokusohen te këta pengje dhe që të trajtohen sipas ligjit ndërkombëtar, por kjo nuk do të na pengojë. Nuk do të na pengojë të bëjmë atë që duhet të bëjmë në për të siguruar të ardhmen e Izraelit”.
Hamasi ka thënë se pengjet civile do të ekzekutohen dhe vrasjet do të transmetohen nëse Izraeli synon njerëzit në Gaza pa paralajmërim.
Grupi pretendon se mban më shumë se 100 pengje, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite.
Erdan, ambasadori izraelit shtoi se; “ne nuk mund të rivendosim sigurinë për qytetarët e Izraelit nëse Hamasi vazhdon me ngritjen e tij ushtarake”.